Real Estate Agent
Data e skadimit
29.05.2022
Qyteti
Marigona Residence
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Anem Real Estate në Industrinë e Agjencive të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Real Estate Agent.
PËRGJEGJËSITË:
- Të dalë në terren dhe të sigurojë oferta të pronave për shitje ose qira si shtëpi, banesa, objekte afariste dhe toka.
- Të bëjë negocimin dhe përgatitjen e dokumentacionit për realizimin shitjes ose qira dhënies.
- Të kuptojë nevojat e sakta të klientit, specifikat teknike, buxhetet dhe kufizimet gjeografike.
- Të përgatisë përmbajtjen tekstuale të të dhënave të pronës së bashku me fotografitë dhe t’i postojë në sistemin online të shitjes.
- Të këshillojë blerësit dhe shitësit e pronave për praktikat më të mira dhe strategjitë e çmimeve.
- Të përpilojë raportin e shitjeve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet Bachelor në Patundshmëri apo Administrim Biznesi).
- Përvojë pune si agjent i shitjes apo në industri të ngjashme.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Personalitet i afërt për t’i ndihmuar njerëzit të gjejnë pronat e ëndrrave të tyre.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga bazë + Bonuse.
- Bonusi atraktiv varësisht nga realizimi i shitjes në përqindje.
- Orari i punës prej 10:30 deri 17:30 nga e hëna deri të premten ndërkaq të shtunën 10:30 deri në 15:30.
- Telefon dhe kompensim të shpenzimeve të tij.
- Transporti i organizuar për në Marigonë dhe anasjelltas.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 29.05.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.