Shitës Ambulantiv - Mercurius

Shitës Ambulantiv

Data e skadimit

08.02.2023

Qyteti

Çagllavicë

NR I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë  e Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës Ambulantiv, të cilët kanë përvojë në gjenerimin e shitjes.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë shitjen e mallit në terren, duke vizituar pikat e caktuara sipas planit të shitjes së kompanisë.
  • Të bëjë vizita të përditshme te klientët, të merret me regjistrin e kërkesave të tyre dhe të mbajë kontakte të vazhdueshme.
  • Të identifikojë klientët e ri potencialë për shitjen e produkteve ekzistuese dhe promovuese, me qëllim të zhvillimit të tregut.
  • Të organizojë operacionet e përditshme të shitjes në terren dhe përmbushë planin e shitjes për produktet e caktuara nga kompania.
  • Të bëjë analiza të produkteve të caktuara të konkurrencës në treg.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet Bachelor).
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo në industrinë relevante.
  • Energjik dhe i/e shkathët që të komunikojë lehtësisht me të gjithë njerëzit.
  • Aftësi të mira të negocim dhe shitje.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga 450 Euro (Neto).
  • Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna – E Premte (Të Shtunën punohet 09:00-16:00).
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.

APLIKIMI:

Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 08.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Shitës Ambulantiv

Data e skadimit

08.02.2023

Fusha

Shitje

Qyteti

Çagllavicë