Shitës Ambulantiv
Data e skadimit
21.10.2018
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Ndriçimit LED, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës Ambulantiv, të cilët kanë përvojë të shitjes në terren.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë shitjen e mallit në terren, duke vizituar pikat e caktuara sipas planit të shitjes së kompanisë.
- Të bëjë vizita të përditshme te klientët, të merr regjistrin e kërkesave të tyre dhe të mbaj kontakte të vazhdueshme.
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve të ndriçimit.
- Të mbaje evidencë financiare ditore për vlerën e shitur në terren dhe për mallin e pranuar nga depo.
- Të bëjë raportimin e rregullt te mbikëqyrjes për ndryshimet në treg, si dhe lëvizjes së konkurrencës.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocijim dhe shitje.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Orari i plotë, nga e hëna deri të shtunën.
- Pagë atraktive.
- Pagesë në bazë të performancës.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 21.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.