Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Shitës/Konsulent - Mercurius

Shitës/Konsulent

Data e skadimit

14.10.2018

Qyteti

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2  

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, lider i inovacioneve në Industrinë e Qeramikës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/Konsulent, të cilët edhe nëse nuk kanë përvojë, kane vullnet për ta mësuar punën.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj shitjen e produkteve të qeramikës, duke i këshilluar klientët për dizajn dhe trendet e fundit ne industrinë e qeramikës.
  • Të jetë tip mendje hapur, energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
  • Të mendoj në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve te klientëve.
  • Të ketë vete iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronaret e tij.
  • Të bëj prezantimin e ekspozitave në sallë që i kërkon klienti dhe u tërheq atyre vëmendjen.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë te përfunduara studimet bachelor.
  • Preferohet përvojë punë në industrinë e arkitekturës apo relevante.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe (preferohet dhe angleze).
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Patentë shoferi valide.

 

OFERTA:

  • Orari 8 orë në dite, nga e hëna deri të shtunën.
  • Pagë atraktive.
  • Pagesë në bazë të performancës.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 14.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Shitës/Konsulent

Data e skadimit

14.10.2018

Fusha

Shitje

Qyteti

Prishtinë