Shitës
Data e skadimit
28.04.2019
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 4
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Tekstilit Shtëpiak, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës. Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve shtëpiake nga tekstili si perde, tepih, tekstil dhe mobile.
- Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
- Të mendoj në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve.
- Të këshilloj klientët me trendin e produkteve të reja “Home Collection”.
- Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 2 vite përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve.
- Aftësi të mira të komunikimit.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Të ketë vetë iniciative për të punuar i/e pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari nga e hëna deri të shtunën.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 24.04.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.