Shitës
Data e skadimit
19.02.2023
Qyteti
Çagllavicë/Fushë Kosovë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/e, e cila do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.
PËRGJEGJËSITË:
- Të ndihmojë klientët në lidhje me produktet që ata dëshirojnë t’i porosisin apo të marrin informacione shtesë mbi ato produkte.
- Të këshillojë klientët me trendin e produkteve të reja, të kuptojë nevojat e tyre dhe të ju rekomandojë produktet alternative.
- Të përpilojë ofertat dhe të realizojë shitjen e produkteve.
- T’u ofrojë kujdes të shkëlqyer konsumatorëve ekzistues dhe t’i trajtojë ankesat e tyre.
- Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet Bachelor.
- Të ketë përvojë pune në industrinë e shitjes apo relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi të mira bindëse dhe negociuese.
- Njohuri për përdorimin e paketës Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar e pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Paga 400 Euro Neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e Hëna – E Premte (Të Shtunën punohet 09:00-16:00).
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Transport i organizuar deri në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 19.02.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.