Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Shitës - Mercurius

Shitës

Data e skadimit

30.08.2019

Qyteti

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Tekstilit/Veshjeve për Fëmijë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës. Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.

 PËRGJEGJËSITË:

  • Të shërbej të gjithë klientët që duan të blejnë veshje dhe mbathje për fëmijë.
  • Të shoqëroj klientët nga momenti i hyrjes në dyqan, të prezantoj produktet, të realizoj shitjen, të merret me inkasimin e pagesës dhe t’i përcjell deri në dalje nga dyqanit.
  • Të bëjë prezantimin e cilësisë së produkteve, masave në dispozicion dhe të jep informata të përgjithshme rreth atyre produkteve.
  • Të këshilloj klientët me trendin edhe koleksionet e reja të veshjes.
  • Të jetë i afrueshëm me konsumatorët dhe të komunikoj lehtësisht me njerëzit e të gjitha niveleve.
  • Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët dhe mbikëqyrësit e tij.

 KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Të ketë të përfunduar shkollën e mesme.
  • Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo në shërbimin ndaj klientëve.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit.
  • Njohuri për përdorimin e softuerëve kompjuterik.
  • Aftësi për të punuar me orar fleksibil.
  • Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup.

OFERTA:

  • Paga bazë, si dhe bonusi varësisht nga performanca rreth 350 euro.
  • Orari i punës 40 orë në javë, me ndërrime prej të hënës deri të dielën, me 1 ditë pushim në javë.
  • Duhet të jetë në dispozicion për të punuar vikendeve dhe në festa.
  • Sigurim shëndetësor vullnetar.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani evropiane që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

 APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 30.08.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Shitës

Data e skadimit

30.08.2019

Fusha

Shitje

Qyteti

Prishtinë