Shitës
Data e skadimit
03.01.2023
Qyteti
Cagllavicë
NR. I POZITAVE: 3
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë të Qeramikës dhe Sanitarisë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës/e Ai ose ajo do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.
PËRGJEGJËSITË:
- Të shoqërojë klientët nga momenti i hyrjes në showroom, të prezantojë produktet, të realizojë shitjen, të merret me finalizimin e inkasimit të pagesës.
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e produkteve të qeramikës dhe sanitarisë, duke i këshilluar klientët për dizajnet dhe trendet e fundit të industrisë.
- Të jetë tip energjik dhe i afrueshëm me konsumatorët, të komunikojë lehtësisht me të gjithë tipet e njerëzve.
- Të mendojë në mënyrë kreative për dekorimin e ambienteve të klientëve.
- Të ketë vetë iniciativë për të mësuar punën nga bashkëpunëtorët, mbikëqyrësit dhe pronarët e tij.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Preferohet përvojë punë në industrinë e arkitekturës apo relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit.
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
- Aftësi të mira të komunikimit dhe prezantimit.
- Të ketë vetë iniciative për të punuar i/e pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Paga bazë 500 € neto.
- Bonuse shtesë varësisht prej performancës së shitjes.
- Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e Hëna në të Shtune.
- PC me pajise përcjellëse.
- Telefon dhe kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
- Transport i organizuar deri në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 03.01.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.