Shitës – Mobilieri
Data e skadimit
16.06.2019
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Mobilierisë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitës.
PËRGJEGJËSITË:
- T’u ofroj klientëve zgjedhje të shumta të mobileve apo tekstilit për mobilimin e shtëpive, kuzhinave dhe zyrave.
- Të ndihmojë në këshillimin dhe rekomandimin e produkteve bazuar në përvojat individuale të klientëve.
- Të shoqëroj klientët në shëtitjen edhe prezantimin e showroom-it.
- Të ofrojë shërbim të veçantë për secilin klient.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Minimum 1 vit përvojë pune në shitje apo shërbimin ndaj klientëve.
- Aftësi të mira komunikimi.
- Aftësi të mira prezantuese, bindëse dhe negociuese.
- Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup.
OFERTA:
- Pagë rreth 300 euro neto.
- Orari nga e hëna deri të shtunën.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe që i njeh vlerat e punëtorëve.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm profesional dhe personal.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 16.06.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.