Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Shitëse - Mercurius

Shitëse

Data e skadimit

06.12.2018

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, pionier në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shitëse, e cila do të përkujdeset për shërbimin e klientëve në dyqan.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të shërbej klientët nga tavolina në lidhje me produktet që ata dëshirojnë t’i porosisin apo të informohen shtesë.
  • Të këshilloj klientët me trendin e produkteve të reja, të kuptoj nevojat e tyre dhe t’ju rekomandoj produktet alternative.
  • Të përpiloj ofertat dhe të realizoj shitjen e produkteve.
  • T’u ofroj kujdes të shkëlqyer konsumatorëve ekzistues dhe t’i trajtoj ankesat e tyre.
  • Të përkujdeset për pastërtinë e tavolinës gjatë shërbimit të klientëve.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Minimum 3 vite përvojë pune në shitje.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe.
  • Aftësi të mira bindëse dhe negociuese.
  • Njohuri për përdorimin e softuerëve kompjuterik, word dhe excel.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar e pavarur dhe në grup.

 

OFERTA:

  • Paga rreth 400 euro.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 06.12.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Shitëse

Data e skadimit

06.12.2018

Fusha

Shitje

Qyteti

Prishtinë