Shofer / Delivery
Data e skadimit
28.07.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, lider në rrjetin e restoranteve ushqimore, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shofer / Delivery, i cili është përgjegjës për të dërguar porositë te klientët.
PËRGJEGJËSITË:
- Të siguroj që porosite arrijnë tek klientët tanë të nxehta dhe në kohë.
- Të ketë qasje miqësore dhe aftësi të mira komunikimi. Ju do të jeni fytyra e kompanisë në derën e klientit.
- Duhet të dini të lexoni harta dhe t’i njihni mirë rrugët e Prishtinës.
- Një histori të pastër të aksidenteve në komunikacion, patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
- Të përkujdeseni për pastërtinë e automjetit, për çdo prishje apo parregullsi rreth tij.
- Në rast të çfarëdo parregullsie me klientë apo automjet, duhet të raportoni te mbikëqyrësi juaj.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të përfunduar shkollimin e mesëm.
- Së paku 1 vit përvojë pune në ngasje të automjetit.
- Preferohet njohja e gjuhës angleze.
- Aftësi të mira në punë ekipore, do të bashkëveproni shumë ngushtë me kolegët tuaj në bazë.
- Aftësi për të përballuar punën nën presion dhe për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të mira në komunikim.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Kompensimi i ushqimit në punë.
- Mundësi për të punuar në një kompani me kulturë të madhe dhe qe i njeh vlerat e punëtorëve.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik dhe kreativ.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 28.07.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.