Shofer
Data e skadimit
04.11.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, pionier në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Shofer, i cili do të dërgoj porosit e mallit te lokacioni i klientit.
PËRGJEGJËSITË:
- Të siguroj që porositë të arrijnë te klientët tanë në kohë dhe të pa dëmtuara.
- Të bëjë inspektimin e automjetit përpara nisjes, ku në rast të çfarëdo parregullsie me klientë apo automjet, duhet të raportohet te mbikëqyrësi juaj.
- Të paketoj dhe ngarkoj produktet në kombi sipas specifikave të kompanisë.
- Të gjindet në hartë dhe t’i njeh mirë rrugët.
- Një histori të pastër të aksidenteve në komunikacion.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të përfunduar shkollimin e mesëm.
- Patentë shoferi valide të kategorisë B dhe së paku 3 vite përvojë.
- Aftësi të mira në punë ekipore, sepse duhet të bashkëveprohet shumë ngushtë me kolegët në bazë.
- Aftësi për të përballuar punën nën presion dhe për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të mira në komunikim.
OFERTA:
- Paga rreth 400 euro.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Sigurim shëndetësor.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni nga interneti online deri më datën 04.11.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.