Mundësi punësimi - Social Media Manager - Mercurius

Social Media Manager

Data e skadimit

20.02.2022

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Agjencive të Patundshmërive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Social Media Manager. Aplikanti ideal duhet të ketë njohuri të mira të mediave digjitale, duke përfshirë faqet e ndryshme të rrjeteve sociale.

PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë përgjegjës për menaxhimin llogarive të rrjeteve sociale si Facebook dhe Instagram.
  • Të bëj krijimin dhe implementimin e kampanjave në koordinim me këshillat e kompanisë konsulentë të jashtme dhe kërkesat e punëdhënësit.
  • Të komunikojë online me klientët që shkruajnë në rrjete sociale dhe ti ridrejtoj te agjentët e shitjes.
  • Të postoj përmbajtje kalendarike në baza javore dhe mujore për pronat që ka kompania në shitje.
  • Të monitoroj statistikat me ekipin e rrjeteve sociale dhe të kontribuoj në konceptimin e ideve kreative.
  • Të propozoj përmbajtje që tërheqin vëmendjen e audiencës së caktuar në rrjetet sociale.
  • T`i ofroj mbështetje ekipit tonë të marketingut në ngjarjet e drejtpërdrejta dhe online.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet ti ketë të përfunduara studimet bachelor.
  • Preferohet eksperience 1+ vite në rrjetet sociale/marketing.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohje e hollësishme e punës së Facebook dhe Instagram.
  • Përvojë me analizat e rrjeteve sociale, duke përfshirë Google Analytics dhe Facebook Insights.
  • Preferohet te ketë njohuri bazike në Photoshop, të paketës Microsoft Office.

OFERTA:

  • Paga 350 euro bruto.
  • Orari i punës prej 09:00 deri 17:00, nga e hëna deri të premten.
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.
  • Kompensim të shpenzimeve të telefonit.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani me përvojë të madhe dhe ekip profesionist.

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 20.02.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Social Media Manager

Data e skadimit

20.02.2022

Fusha

Marketing

Qyteti

Prishtinë