Mundësi punësimi - Social Media Manager - Mercurius

Social Media Manager

Data e skadimit

29.12.2019

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Marketingut Digjital, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Social Media Manager. Ai ose ajo duhet të ketë njohuri të mira të mediave digjitale. 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj krijimin, implementimin dhe menaxhimin e kampanjave në rrjetet sociale në koordinim me punëdhënësin dhe kërkesat e klientit.
  • Të kontribuoj në konceptimin e ideve kreative dhe t`i implementojë ato në përputhje me objektivat e klientit se bashku me ekipin.
  • Të krijoj përmbajtje që tërheqin vëmendjen e audiencës së caktuar në rrjetet sociale.
  • Të përpiloj raporte mbi rezultatet e arritura nga secila kampanje.
  • Të këshilloj klientët me trendet e reja qe ndodhin ne rrjetet sociale.
  • T`i ofroj mbështetje ekipit tonë të marketingut. 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë te përfunduara studimet bachelor.
  • Preferohet eksperience 1+ vite ne rrjetet sociale/marketing (menaxhim te faqeve).
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të hollësishme në platformat si Facebook, Instagram dhe LinkedIn.
  • Përvojë me analizat e rrjeteve sociale, duke përfshirë edhe Ads Manager & Google Analytics.
  • Aftësi të fuqishme per t`u organizuar në mënyrë efektive dhe për të zgjedhur shpejt probleme.
  • Të ketë vetë iniciativë për të punuar i/e pavarur dhe në grup.

OFERTA:

  • Pagë atraktive.
  • Orari i punës prej të hënës deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të
  • Laptop personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve. 

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 29.12.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Social Media Manager

Data e skadimit

29.12.2019

Fusha

Marketing

Qyteti

Prishtinë