Mundësi punësimi - Specialist Implementimi - Mercurius

Specialist Implementimi

Data e skadimit

03.10.2021

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Softuer Solucioneve, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Specialist Implementimi. Specialisti i Implementimeve punon me klientët që adoptojnë sisteme të reja softuerike, duke siguruar që sistemi i plotëson kërkesat e klientit. Si Specialist i sistemit detyrat tuaja janë për të instaluar dhe personalizuar sistemin softuerik për nevojat e klientit. 

PËRGJEGJËSITË:

  • Analizon kërkesat e klientit, zgjedhjen e propozuar dhe implementon softuerin e adaptuar sipas nevojave të klientit.
  • Bën pranimin e të dhënave, bartjen e listave, bartjen e saldove dhe regjistrimin e te dhënave ne sistem.
  • Bën trajnimin e personelit të klientit për përdorimin e softuerit te ri.
  • Ne rast nevoje ofron asistencë teknike te klientët për te zgjedhur problemet që ata hasin gjatë përdorimit te softuerit.
  • Bën hulumtimin e ndonjë moduli shtesë për kërkesa specifike të klientëve në industri specifike.
  • Jep inpute te kompania partnere që zhvillon aplikacionet për produktet apo funksionet e reja.
  • Teston ato produkte apo funksione të reja nese i plotësojnë kërkesat për zgjidhjen e problemit te klientit.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor apo kombinim i edukimit (ekonomik dhe informatikë), trajnimit dhe përvojës ekuivalente.
  • Së paku 2 vite përvojë pune në kompani qe ofrojnë solucione te softuerëve.
  • Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office & Visio dhe softuerëve financiarë QuickBooks, Xero, Sage, Navision ose të ngjashme.
  • Aftësi të mira të kuptuarit te gjuhës angleze ne terminologjinë e teknologjisë.
  • Aftësi analitike për zgjedhjen e problemeve.
  • Aftësi hulumtuese për produkte shtesë.
  • Aftësi për te qenë proaktiv në ofrimin e zgjidhjeve kreative.
  • Te ketë mindset të rritjes, inovacionit dhe te propozoj zgjidhje të reja.
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim.
  • Ambicie për edukim të vazhdueshëm në teknologji dhe sisteme.
  • Aftësi për të punuar në ambient ekipor dhe ndërlidhje me departamente tjera të kompanisë.
  • Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.

OFERTA:

  • Paga atraktive.
  • Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
  • Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 03.10.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Specialist Implementimi

Data e skadimit

03.10.2021

Fusha

Informatikë -IT

Qyteti

Prishtinë