Teknik i Elektros
Data e skadimit
13.03.2022
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Sistemeve të Sigurisë, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Teknik i Elektros.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë instalimin dhe servisimin e sefave (kasafortave) për banka, kabineteve kundër zjarrit, sistemet e kyçjes dhe kontrollit të qasjes.
- Të bëjë lidhjen e komponentëve elektrike/elektronike dhe testimin e pajisjeve apo sistemeve te ndryshme.
- Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve (pa kod) që ofron kompania.
- Të kuptojë, analizojë dhe hulumtojë problemet e klientit dhe të sjellë rekomandime për zgjidhjen e tyre.
- Të ketë aftësi të lexojë dhe të kuptojë vizatimet/skemat elektrike.
- Të bëjë shtrirjen dhe instalimin e pajisjeve të rrjetave.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
- Përvoja e punës në servisimin, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve të fushës relevante.
- Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
- Njohja e gjuhës angleze (përparësi)
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë në ngasje.
OFERTA:
- Pagë fillestare 450 Euro Neto. Pas 3 muajve 550 Euro Neto.
- Orari i punës prej 08:00 deri në 17:00, nga e hëna deri të premten.
- Kompensim të shpenzimeve të telefonit.
- Sigurim shëndetësor në rast të lëndimit në punë.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.03.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.