Teknik i Servisit
Data e skadimit
06.12.2018
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, pionier në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Teknik i Servisit, i cili do të servisoj pajisjet e shtypit/printer.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë kontrollimin, servisimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të shtypit.
- Të kryej instalimin e sistemeve harduerike dhe softuerike të printerëve.
- Të ketë vetë iniciativë për të avancuar diturinë e tij, duke vijuar trajnime, vetë studime, video tutoriale dhe duke lexuar katalogët e pajisjeve te brendit qe Kompania i ka ekskluzivitet.
- Të ofroj përkrahje teknike te klientët për pajisjet e shitura.
- Të krijoj marrëdhënie profesionale me klientë.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet diplomë e nivelit bachelor në fushën relevante.
- Minimum 1 vit përvojë pune në servisimin e pajisjeve të shtypit, si: printer, elektronikë apo të ngjashme.
- Preferohet të ketë trajnime apo certifikime ne fushën e IT-se.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën angleze.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Paga fillestare rreth 500 euro.
- Pagesë në bazë të performancës (bonuse).
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Sigurim shëndetësor.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për t’u avancuar në pozitën e udhëheqësit të divizionit dhe krijimin e ekipit të tij.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 06.12.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.