Teknik i Sistemeve
Data e skadimit
05.12.2021
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Teknologjisë Informative, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën e Teknik i Sistemeve.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëj instalimin, konfigurimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të rrjetit, video vëzhgim, sistemeve të alarmit kundër zjarrit dhe vjedhjes.
- Të bëj shtrirjen dhe instalimin e pajisjeve të rrjetave LAN, WAN dhe Caox.
- Të jetë në gjendje të kuptojë sistemet e thjeshta softuerike për konfigurimin e sistemeve që oferton kompania.
- Të organizojë dhe menaxhojë operacionet e përditshme, të evidentoj punët e përfunduara në terren.
- Të kuptoj, analizoj dhe hulumtoj problemet e klientëve dhe të sjellë rekomandime për zgjidhjen e tyre.
- Përgjegjës për edukimin e vazhdueshëm lidhur me produktet e prodhuesve të caktuar.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen studimet bachelor).
- Përvoja e punës në mirëmbajtjen, konfigurimin dhe zgjidhjen e problemeve të fushës relevante.
- Njohuri në përdorimin e sistemit operativ Microsoft Windows dhe paketës Microsoft Office.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
- Patentë shoferi valide dhe së paku 1 vit përvojë.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej 09:00 deri më 17:00, nga e hëna deri të premten.
- Telefon dhe kompensim te shpenzimeve.
- Kompjuter personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 05.12.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.