Teknik Kontabiliteti
Data e skadimit
13.10.2019
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit/motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe pastrimit, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Teknik Kontabiliteti. Ai ose ajo do të ndihmoj kontabilistët profesionistë duke mbledhur, kontrolluar dhe analizuar informacionet financiare.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e dokumentacionit kontabël.
- Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
- Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe atyre të arkëtueshme.
- Të menaxhoj llogaritë bankare, procesimin e informatave dhe depozitave bankare.
- Të krijoj faturat dhe t`u shpërndaj klientëve kur është nevoja.
- Të regjistrojë dhe mirëmbajë regjistrin e mjeteve themelore.
- Të përgatis raportet, regjistrat dhe shënimet e tjera relevante për departamentin e financave, auditorët e jashtëm dhe ATK-në.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Të ketë të përfunduar nivelin e parë në Scaak, KAF ose të ngjashme.
- Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office (Excel) apo softuerëve financiarë (përparësi).
- Patentë shoferi valide.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej te hënës deri të shtunën.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 13.10.2019. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.