Teknik Kontabiliteti
Data e skadimit
20.12.2020
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Kontabilitetit dhe Konsulencës, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Teknik Kontabiliteti. Ai apo ajo do të mbledh, kontrolloj dhe analizoj informacionet financiare në sistemin softuerik.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë pranimin, kontrollimin dhe sistemimin e dokumentacionit kontabël në softuerin kompjuterik.
- Të bëjë regjistrimin e faturave të shitjes, blerjes, shpenzimeve, regjistrat e pagave, raportet e bankës etj.
- Të bëjë barazimin e llogarive të pagueshme dhe atyre të arkëtueshme.
- Të menaxhoj llogaritë bankare, procesimin e informatave dhe depozitave bankare.
- Të krijoj faturat dhe t`u shpërndaj klientëve kur është nevoja.
- Të regjistrojë dhe mirëmbajë regjistrin e mjeteve themelore.
- Të përgatis raportet, regjistrat dhe shënimet e tjera relevante për departamentin e financave, auditorët e jashtëm dhe ATK-në.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet t’i ketë të përfunduara studimet bachelor.
- Të ketë të përfunduar nivelin e parë në SCAAK, KAF ose të ngjashme.
- Minimum 2 vite përvojë pune në kontabilitet dhe financa.
- Njohuri bazike të proceseve të punës dhe operacioneve të një biznesi.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës Microsoft Office dhe softuerëve financiarë QuickBooks, Xero, Navision ose të ngjashme.
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga fillestare prej 450 Euro Bruto.
- Orari i punës prej 08:00 deri 16:30, nga e hëna deri të premten.
- Sigurim shëndetësor.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Laptop/PC personal me pajisje përcjellëse.
- Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 20.12.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.