Video Creative Director
Data e skadimit
31.01.2020
Qyteti
Prishtinë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë Kreative, qe bashkëvepron me një kompani prestigjioze gjermane, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Video Creative Director, i cili do të jetë i ndërlidhur direkt me partnerin gjerman.
PËRGJEGJËSITË:
- Të krijoj ide kreative për video dhe të mbikëqyrë prodhimin e tyre të llojit: http://bit.ly/30w6L1B
- Të krijoj video virale, të diskutoj koncepte dhe të merr udhëzime apo reagime nga palët në interes.
- Të përcjellë trendet e fundit të videove në media sociale.
- Të kuptoj procesin e punës me AfterEffects dhe/ose Adobe Premiere për të hartuar dhe redaktuar përmbajtjen e videove e animacioneve.
- T`i përmbahet afateve kohore të përcaktuara nga palët në interes dhe të japë zgjidhje në raste urgjente.
- Të bashkëpunoj me anëtarët e tjerë të ekipit për të arritur rezultate sa më të larta.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Minimum 3 vite përvojë pune në rolin e udhëheqësit në sektorin e video prodhimit apo relevante.
- Përvojë në konceptualizimin dhe përgatitjen e videove.
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese.
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’u përgjigjur shpejtë në situata urgjente.
OFERTA:
- Paga fillestare prej 1,000 deri ne 1,500 euro, varësisht prej përvojës.
- Orari i punës – Full Time.
- Sigurim shëndetësor (opsional).
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Laptop personal me pajisje përcjellëse.
- Mundësi për të punuar me klientë dhe partnerë në tregun Evropian.
- Mundësi për të punuar në një kompani që i njeh vlerat e punëtorëve dhe me ekip fantastik.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 31.01.2020. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.