Mundësi punësimi për pozitën e hapur - Video Montazher - Mercurius

Video Montazher

Data e skadimit

11.10.2018

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes se stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, Produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Video Montazher, të cilët kanë ambicie dhe aftësi për ta zhvilluar veten ne Drejtor kreativ.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëj editimin e videove të shkurtra me një ritëm të shpejt, duke përdorur aplikacionin Adobe Premiere.
  • Të bëj prerjet përfundimtare, animimin e grafikave sipas nevojës dhe korrigjimin e ngjyrave.
  • Të bashkëpunoj ngushte me ekipin e producentëve në lidhje me projektet dhe të merr vendime për redaktimin e përmbajtjes.
  • Të jetë i aftë të komunikoj drejtpërdrejtë me klientët për t’i marr udhëzimet/komentet për projektet në të cilat është i angazhuar.
  • Të krijoj grafika dhe animacione moderne e kreative.
  • Të jetë shumë i kualifikuar për editimin e videove.
  • Të jetë mjaft i kualifikuar në Adobe Premiere Pro, After Effects, Photoshop. Njohuria për aplikacione të tjera që kryejnë funksione te njëjta janë te pranueshme, si p.sh. Final Cut Pro, Apple Motion, DaVinci etj.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet studime bachelor.
  • Së paku 1-3 vite përvojë pune në fushën relevante.
  • Aftësi të shkëlqyeshme ne miksimin e audiove dhe modifikimin e muzikës.
  • Përparësi nëse ka përvojë pune në 3D.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
  • Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’i kryer punët në afat.

 

OFERTA:

  • Orar i plotë.
  • Pagë atraktive.
  • Mundësi për t’u avancuar në pozitën e Drejtorit kreativ.
  • Mundësi për të punuar me super brende vendore e botërore dhe me një ekip fantastik e kreativ.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 11.10.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Video Montazher

Data e skadimit

11.10.2018

Fusha

Media

Qyteti

Prishtinë