Video Montazher
Data e skadimit
27.03.2018
Qyteti
Prishtinë
NR. I POZITAVE: 2 – (1 me përvojë Senior dhe 1 Junior)
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjen e stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, produksion për media, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Video Montazher, i cili do të punojë në redaktimin e videove.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bej redaktimin e videove të shkurtra me një ritëm të shpejt duke përdorur aplikacionin Adobe Creative.
- Të bëj premjet përfundimtare, korrigjimin dhe korrigjimin e ngjyrave.
- Të bashkëpunoj ngushte me ekipin e producenteve në lidhje me projekte dhe të marr vendime të redaktimit të përmbajtjes.
- Të krijoj grafika dhe animacione.
- Të jetë shumë i kualifikuar për redaktimin e videove.
- Duhet të jetë mjaft i kualifikuar në Adobe Premiere Pro, After Effects, Photoshop dhe aplikacione të tjera në Adobe Creative.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Preferohet studime bachelor.
- Së paku 1-3 vite përvojë pune në fushën relevante.
- Aftësi të shkëlqyeshme ne miksimin e audiove dhe modifikimin e muzikës.
- Përparësi nëse ka përvojë pune në 3-D.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
- Aftësi për të kryer dy apo më shumë detyra në të njëjtën kohë.
- Aftësi të shkëlqyeshme organizative për të punuar i pavarur dhe në grup, si dhe për t’i kryet punët në afat.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 27.03.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.