Zhvillues Biznesi
Data e skadimit
23.01.2022
Qyteti
Shkabaj
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Taksive, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zhvillues Biznesi, të cilët vazhdimisht kërkoni zgjidhje për sfidat e përditshme.
PËRGJEGJËSITË:
- Të bëjë zgjerimin e veprimtarisë së biznesit duke lidhur marrëveshjet të reja bashkëpunimi me agjensitë turistike, hotele dhe restorante.
- Është përgjegjës për menaxhimin e marrëdhënieve me klient, menaxhimin e ekipit të kompanisë dhe sipas nevojës asiston në segmentet e tjera brenda vendit të punës.
- Të bëjë prezantimin dhe shitjen e shërbimeve të huazimit të hapësirave të marketingut në taksi.
- Të bëjë gjenerimin e projekteve të reja me klientët ekzistues.
- Të bëjë hulumtimin e tregut, analizën e trendeve dhe përgatitjen e parashikimeve të shitjes.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme (preferohen t’i ketë të përfunduara studimet bachelor).
- Minimum 2 vit përvojë pune në shitje apo industrinë relevante.
- Aftësi të mira të komunikimit për negocim dhe shitje.
- Energjik dhe shkathtësi që të komunikoj lehtësisht me të gjithë njerëzit.
- Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar (gjuha angleze përparësi).
- Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office (Word & Excel).
- Patentë shoferi valide dhe përvojë në ngasjen e automjetit.
OFERTA:
- Paga bazë fillestare 600 euro bruto.
- Komision shtesë varësisht nga realizimi i planit të shitjes.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00, nga e hëna deri të shtunën.
- Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
- Automjeti i kompanisë në dispozicion.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal, duke ndjekur trajnime profesionale.
- Mundësi për të punuar në një kompani me traditë të madhe.
APLIKIMI:
Të gjithë ju që posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 23.01.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.