Mundësi punësimi - Zyrtar i Burimeve Njerëzore - Mercurius

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

Data e skadimit

01.09.2021

Qyteti

Prishtinë

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Burimeve Njerëzore. 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të bëjë plotësimin e vendeve vakante të stafit, përzgjedhjen e aplikantëve, intervistimin dhe rekrutimin.
  • Të njoftoje punonjësit aktual dhe ata të ardhshëm në lidhje me politikat, detyrat edhe kushtet e punës, pagat, mundësitë për promovim dhe përfitime.
  • Të merret me kërkesat e pushimeve të stafit dhe t`i evidentoje ato në sistem.
  • Të merret me trajtimin e mosmarrëveshjeve mes stafit dhe administrimin e procedurave disiplinore.
  • Të shërbej si një lidhje midis menaxhmentit dhe punonjësve, duke trajtuar pyetje, duke interpretuar dhe administruar kontrata, si dhe duke ndihmuar në zgjidhjen e problemeve të lidhura me punën.
  • Të bëjë mirëmbajtjen e dosjeve fizike për punonjësit, dokumentet e tyre dhe përfitimet.

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Diplomë e nivelit bachelor në Juridik apo ekuivalente.
  • Minimum 2 vite përvojë pune në burimet njerëzore.
  • Aftësi të mira të komunikimit dhe gjykimit te çështjeve humane.
  • Preferohet të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  • Njohuri të theksuar të paketës kompjuterike Microsoft Office.
  • Patentë shoferi valide.

OFERTA:

  • Paga rreth 600 euro.
  • Kompensim i shpenzimeve të telefonit.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje në zhvillimin e vazhdueshëm personal dhe profesionale.
  • Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.

APLIKIMI:

Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 01.09.2021. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Zyrtar i Burimeve Njerëzore

Data e skadimit

01.09.2021

Fusha

Menaxhment

Qyteti

Prishtinë