Zyrtar i/e Financave
Data e skadimit
16.10.2022
Qyteti
Çagllavicë
Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Financave, i cili do të jetë duke asistuar në operacionet e përditshme të departamentit të financave.
PËRGJEGJËSITË:
- Regjistron dhe kontrollon faturat mujore të shpenzimeve në programin financiar.
- Bënë regjistrimin e blerjeve të jashtme (Dud) në sistemin e financiar dhe përgatitjen e librit të blerjes dhe shitjes.
- Bënë analizë dhe barazimin e kartelave financiare me furnitorë apo klientët.
- Regjistron dhe barazon ekstraktet bankare me sistemin financiar.
- Asiston në përgatitjen e raporte statistikore, pasqyra financiare, llogari financiare periodike dhe vjetore sipas standardeve të kontabilitetit të Kosovës.
- Monitoron dhe analizon koston e fluksit të parave dhe mban regjistër të hollësishëm për afatet e pagesave me furnitorë apo klientët.
- Asiston në përgatitjen e buxheteve dhe dhënien e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e ekonomisë (përparësi).
- Preferohet të ketë të certifikatë nga SCAAK, KAF ose të ngjashme.
- Të ketë përvojë në fushën e Financave.
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Shqipe.
- Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
- Aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë e gatshme të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
OFERTA:
- Pagë atraktive.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten.
- Sigurim shëndetësor.
- Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse.
- Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Mundësi për të punuar me ekipin fantastik.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
APLIKIMI:
Të gjithë Ju që i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, jeni të mirëseardhur të aplikoni deri më datën 16.10.2022. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.