Mundësi punësimi për pozitën - Zyrtar i Rrjeteve Sociale - Mercurius

Zyrtar i Rrjeteve Sociale

Data e skadimit

02.09.2018

Qyteti

Prishtinë

NR. I POZITAVE: 2 

Mercurius Consulting është kompani e specializuar në fushën e avancimit të lidershipit dhe menaxhmentit, HR outsorcing, trajnimit / motivimit, rekrutimit dhe përzgjedhjes se stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë, një ndër më të mirat në industrinë e marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve ambicioz për pozitën Zyrtar i Rrjeteve Sociale. Aplikanti ideal duhet të ketë njohuri të mira të mediave digjitale, duke përfshirë faqet e ndryshme të rrjeteve sociale.

 

PËRGJEGJËSITË:

  • Të jetë përgjegjës për kampanjat e super brendeve botërore në rrjetet sociale.
  • Të bëj krijimin dhe implementimin e kampanjave në koordinim me punëdhënësin dhe kërkesat e klientit.
  • Të krijoj përmbajtje kalendarike në baza javore dhe mujore për brendet e kompanisë.
  • Të monitoroj statistikat me ekipin e rrjeteve sociale dhe të kontribuoj në konceptimin e ideve kreative.
  • Të krijoj përmbajtje që tërheqin vëmendjen e audiencës së caktuar në rrjetet sociale.
  • T`i ofroj mbështetje ekipit tonë të marketingut në ngjarjet e drejtpërdrejta dhe online.

 

KËRKESAT dhe AFTËSITË:

  • Preferohet t`i ketë te përfunduara studimet bachelor.
  • Preferohet eksperience 1+ vite ne rrjetet sociale/marketing.
  • Aftësi të mira të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohje e hollësishme e punës se Facebook, Instagram dhe YouTube.
  • Përvojë me analizat e rrjeteve sociale, duke përfshirë Google Analytics dhe Facebook Insights.
  • Preferohet te ketë njohuri bazike ne Photoshop, te paketës Microsoft Office.

 

OFERTA:

  • Orar i plotë nga e hëna deri të premten.
  • Pagë atraktive.
  • Sigurim shëndetësor.
  • Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm profesional.
  • Mundësi për te punuar dhe prezantuar super brende botërore.
  • Ata që kërkojnë të fitojnë përvojë të vlefshme në rrjetet sociale me një kompani prestigjioze, inkurajohen të aplikojnë.

 

APLIKIMI:

Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 02.09.2018. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Apliko më poshtë:

Pozita

Zyrtar i Rrjeteve Sociale

Data e skadimit

02.09.2018

Fusha

Marketing

Qyteti

Prishtinë